Mesut Ozil thotë se Real Madridi s’i afrohet Fenerbahçes
Pas zyrtarizimit të kalimit te Fenerbahce dhe hedhjes së firmës mbi kontratë për 3 sezone e gjysmë, ka ardhur edhe prezantimi i Mesut Ozil te skuadra nga Stambolli. Mesfushori turko-gjerman pavarësisht se në karrierën e tij ka luajtur në klube të mëdha si Real Madridi apo Arsenali, nënvizoi se Fenerbahce është diçka tjetër për të, […]
Pas zyrtarizimit të kalimit te Fenerbahce dhe hedhjes së firmës mbi kontratë për 3 sezone e gjysmë, ka ardhur edhe prezantimi i Mesut Ozil te skuadra nga Stambolli.
Mesfushori turko-gjerman pavarësisht se në karrierën e tij ka luajtur në klube të mëdha si Real Madridi apo Arsenali, nënvizoi se Fenerbahce është diçka tjetër për të, diçka më e rëndësishme.
“Kam luajtur në klube shumë të mëdha, por Fenerbahce është gjë tjetër për mua. Me të vërtetë e vlerësoj klubin dhe shpresoj se do të jetë gjithçka mirë”, tha ai.
“Kur shihja Fenerbahcen më pëlqeu Jay-Jay Okocha për stilin e tij të lojës. Në ekipin aktual mezi pres të luaj me Dimitris Pelkas, pasi ne luajmë në të njëjtën pozitë dhe ai është një lojtar shumë i talentuar”, u shpreh Ozil.
Ozil u largua nga Arsenali pas shtatë sezoneve.
Ai bëri 254 paraqitje me “Topçinjtë” dhe shënoi 44 gola.