Messi u ndëshkua me karton të kuq, ja çfarë rrezikon tani ylli i Barçës

18.01.2021

Argjentinasi kishte luajtur më shumë se 750 ndeshje për klubin para se të përjashtohej – por nuk është kartoni i parë i kuq në karrierën e tij. Messi u ndëshkua me karton të kuq, pasi që dje gjatë finales në Superkupën Spanjolle në mes të Barcelonës dhe Athletic Bilbao, ku Bilbao shënoi fitore me rezultat […]

Argjentinasi kishte luajtur më shumë se 750 ndeshje për klubin para se të përjashtohej – por nuk është kartoni i parë i kuq në karrierën e tij.

Messi u ndëshkua me karton të kuq, pasi që dje gjatë finales në Superkupën Spanjolle në mes të Barcelonës dhe Athletic Bilbao, ku Bilbao shënoi fitore me rezultat 2-3, argjentinasi në minutat shtesë e goditi në fytyrë sulmuesin kundërshtarë, Asier Villalibre.

Arbitri Gil Manzano e humbi incidentin në fillim, por pas një rishikimi të VAR, ai i tregoi Messit një karton të kuq për sjellje të dhunshme.

Me këtë ndëshkim ylli i Barcelonës, Lionel Messi rrezikon tani një pezullim të disa ndeshjeve, në varësi të një rishikimi nga Spanish FA.

Kjo do të thotë se minimumi argjentinasi mund të humbasë barazimin e ekipit të tij në Copa del Rey kundër Cornella të enjten, dhe ndeshjet e La Liga kundër Elche, Athletic Club dhe Real Betis.