Messi dënohet me tre muaj

03.08.2019 / Sport
Tashmë ka ardhur vendimi, Messi nuk do të ketë të drejtë të luajë me Argjentinën tre muaj.
Dënimi do të hyjë në fuqi sot ( e shtune 3 gusht) deri më 3 nëntor.
10-shi magjik i Barcelonës, Leo Messi ka marrë një dënim të rëndë nga CONMEBOL. Ai është dënuar me 3 muaj moslojë me përfaqësuesen e Argjentinës.
Ky dënim vjen për shkak të akuzave për korrupsion që i bëri Messi drejtuar Federatës së futbollit të Amerikës Jugore.
Leo nuk ishte aspak i kënaqur me mënyrën se si shkuan gjërat në Kupën e Amerikës, duke pretenduar se kishte korrupsion të madh.
Të fundit
9 orë më parë / Sport
Superliga e Kosovës sjell dy duele interesante, Feronikeli-Ballkani dhe Trepça 89-Drita