Megjithatë, Messi ftohet kundër Sevillas

31.03.2018

Messi është në listë për ndeshjen kundër Sevillas. Valverde po ashtu ka ftuar Ter Stegen, Pique dhe Iniestan që mund të jenë në bankë rezervë. Bashkë me Messin kanë udhëtuar edhe 18 futbollistë të tjerë. Edhe pse ka udhëtuar ende nuk dihet a do të startojë argjentinasi. Messi luajti kundër Athletic Bilbao dhe shënoi golin […]

Megjithatë, Messi ftohet kundër Sevillas Foto: Ilustrim

Messi është në listë për ndeshjen kundër Sevillas. Valverde po ashtu ka ftuar Ter Stegen, Pique dhe Iniestan që mund të jenë në bankë rezervë. Bashkë me Messin kanë udhëtuar edhe 18 futbollistë të tjerë.

Edhe pse ka udhëtuar ende nuk dihet a do të startojë argjentinasi.

Messi luajti kundër Athletic Bilbao dhe shënoi golin e dytë në këtë ndeshje por u ankua për lëndim gjatë stërvitjeve me Argjentinën në Manchester.

Këta janë lojtarët që Valverde ka ftuar për përballjen kundër Sevillas: Ter Stegen, Semedo, Piqué, Rakitic, Denis Suárez, Iniesta, Luis Suárez, Messi, Dembélé, Cillessen, Coutinho, Paulinho, Alcácer, Jordi Alba, Roberto Sergi, André Gomes, Umtiti dhe Vermaelen.