Me përkushtim të madh, Kosova po përgatitet për sfidën ndaj Suedisë

26.03.2021

Me një përkushtim të madh nga secili lojtarë në stërvitje, Kombëtarja e Kosovës zhvilloi stërvitjen e radhës. Kosova ka zhvilluar seancën tjetër përgatitore, përpara ndeshjes ndaj Suedisë, e cila luhet më 28 mars 2022. Ndeshja e parë për Kosovën sa i përket kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022” do të jetë pikërisht ndeshja ndaj Suedisë. […]

Me përkushtim të madh, Kosova po përgatitet për sfidën ndaj Suedisë Foto: Ilustrim

Me një përkushtim të madh nga secili lojtarë në stërvitje, Kombëtarja e Kosovës zhvilloi stërvitjen e radhës.

Kosova ka zhvilluar seancën tjetër përgatitore, përpara ndeshjes ndaj Suedisë, e cila luhet më 28 mars 2022.

Ndeshja e parë për Kosovën sa i përket kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022” do të jetë pikërisht ndeshja ndaj Suedisë.

Stërvitja e ‘Dardanëve’ është mbajtur në fushën e Kampit Nacional Edukativ, në Hajvali ku janë parë gjithë lojtarët duke u stërvitur.

Bernard Challandes ka qenë më i ‘zhurmëshi’ në fushë duke dhënë instruksione për të gjithë lojtarët.