Mbrojtësi i Dritës: Kam respekt për Ballkanin, por duam t’i marrim tri pikët

14.09.2021

Në këtë mesjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së katërt në Superligën e Kosovës në futboll. Në kuadër të kësaj xhiro të katërt, do të zhvillohet derbi Drita – Ballkani. Këto dy klube do të takohen në stadiumin e qytetit në Gjilan, me fillim nga ora 16:00. Deri tani në tri ndeshjet e zhvilluara, […]

Mbrojtësi i Dritës: Kam respekt për Ballkanin, por duam t’i marrim tri pikët Foto: Ilustrim

Në këtë mesjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së katërt në Superligën e Kosovës në futboll.

Në kuadër të kësaj xhiro të katërt, do të zhvillohet derbi Drita – Ballkani.

Këto dy klube do të takohen në stadiumin e qytetit në Gjilan, me fillim nga ora 16:00.

Deri tani në tri ndeshjet e zhvilluara, Drita dhe Ballkani kanë arritur që të grumbullojnë nga shtatë pikë.

Mbrojtësi i Dritës, Ardian Cuculi përmes një konferencë për shtyp të gjilansave para përballjes me Ballkanin, ku ka theksuar se ka respekt për klubin suharekas por duan që t’i marrin tri pikë.

Cuculi më tutje ka thënë se kjo kryendeshje e javës së katërt do t’i shërbejë njërës skuadër ose tjetrës për vazhdimësi, por që nuk e vendos titullin.

Ai e ka cilësuar si ndeshje kampionale, pasi që do të ndeshen me një ekip të vështirë (Ballkani) ku këto dy-tri vitet e fundit sipas tij kanë treguar se kanë futbollistë shumë cilësor.

“Është vërtetë një ndeshje kampionale, pasi do të ndeshemi me një ekip të vështirë ku këto dy-tri vitet e fundit kanë treguar se kanë futbollistë shumë cilësor.

Nuk është ndeshje se do të vendoset kampionati, por do të shërbej për vazhdimësinë e njërit ekip. Ne kërkojmë një rezultat pozitiv pse jo edhe fitoren për të vazhduar drejt kreut të kampionatit”,tha Cuculi.

“Loja si do të jetë nesër do e shohim në fushë, por gjithësesi unë kam respekt të veçantë për ekipin e Ballkanit dhe ka një skuadër me shumë futbollistë cilësor ku këto dy vite të fundit luajnë bashkë.

Por mos të harrojmë se këto vitet e fundit ka bërë volum në kampionat ku shpesh herë kanë qenë edhe në kreun e tabelës dhe i respektojmë shumë, por duke i ditur gjithmonë edhe vlerat e ekipit tonë prandaj rezultati vendoset në fushë, e rëndësishme është qe në të fitojmë për vazhdimësinë e kampionatit”, përfundoi Cuculi.