Mbappe paralajmëron largimin: Lidhjet personale janë më emocionuese se paratë

16.12.2021

“RMC Sport” para disa ditëve raportoi se PSG i ka bërë ofertë të re Mbappes duke i ofruar mundësinë të jetë lojtari më i paguar në skuadër me pagë më të lartë se Lionel Messi dhe Neymar. Por, deklarata e fundit e Mbappe bënë të ditur se fituesit të Kupës së Botës nuk i interesojnë […]

Mbappe paralajmëron largimin: Lidhjet personale janë më emocionuese se paratë Foto: Ilustrim

“RMC Sport” para disa ditëve raportoi se PSG i ka bërë ofertë të re Mbappes duke i ofruar mundësinë të jetë lojtari më i paguar në skuadër me pagë më të lartë se Lionel Messi dhe Neymar.

Por, deklarata e fundit e Mbappe bënë të ditur se fituesit të Kupës së Botës nuk i interesojnë paratë dhe dëshiron një sfidë të re.

“Lidhjet personale janë shumë më emocionuese (se paratë). Përvoja në jetë është ajo që ka rëndësi, më shumë se grumbullimi i parave. Dua të zbuloj, të udhëtoj, të takoj lojtarë të tjerë, kultura të ndryshme”, tha ai, raporton ‘ParisMatch’.

Ndërkohë, Mbappe mbetet i fokusuar te PSG-ja dhe më shumë gjasa nuk do vendos lidhur me të ardhmen deri kah muaji mars.