22.04.2019, 15:31

Mbappe në Real Madrid?

Ylli francez i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, ka hedhur poshtë çdo mundësi që ai të transferohet në Real Madrid gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

PSG dje edhe matematikisht u shpall kampion i Ligue 1 për sezonin 2018/19, teksa Mbappe shkëlqeu duke shënuar het-trik në ndeshjen që parisienët e fituan 3-1 ndaj Monacos.

Pas ndeshjes, 20 vjeçari tha se do të mbetet pjesë e PSG’së dhe se Realin do ta shikojë vetëm si një admirues i tyre.

“Jam këtu, jam pjesë e projektit. Është gjë e mirë për Real Madridit që Zidane është kthyer, por unë do t’i shikoj vetëm si një admirues”, ka thënë Mbappe për Canal Plus.

LEXO EDHE:  Xavi: Nuk e kam problem të bëhem trajner i Barcës

Ndryshe, Kylian Mbappe është pjesë e Parisit që nga viti 2018 kur u transferua nga skuadra tjetër franceze, Monaco.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.