Marcelo drejt largimit, Reali do yllin e ri të Bayernit

Aventura e Marcelos me Real Madridin duket se ka ardhur drejt fundit dhe nuk ka më shumë dyshime për diçka të tillë.

Mbrojtësi i krahut të majtë ka bërë mirë gjatë kësaj periudhe në Madrid, por në sezonin e fundit nuk ka patur një përformancë të mirë.

Don Balon shkruan se Reali po mendon që të zëvendësojë futbollistin me yllin e ri të Bayern Munchen, Alphonso Davies. Një ide paksa utopike, pasi lojtari i ri sapo firmosi me kampionët e Gjermanisë.

Ferland Mendy ka fituar simpatinë e shumë personave, por kjo nuk do të thotë se janë të dashuruar pas tij. Ndryshe ndodh me të riun e Bayernit që ka bërë jashtëzakonisht shumë mirë. 19-vjeçari ishte një zbulim i Bayernit.