Liverpool – Chelsea, kjo është data kur do të zhvillohet finalja e ‘UEFA Super Cup’

Dy skuadrat angleze, Liverpool dhe Chelsea do të takohen në finalen e Superkupës së UEFA’s në verën e këtij viti, më 14 gusht.

Në këtë finale e cila zhvillohet më 14 gusht në Stamboll të Turqisë, takohen kampioni i Ligës së Kampionëve dhe ai i Ligës së Evropës.

Liverpooli arriti të shpallet kampion në Ligën e Kampionëve pasi mposhti 2-0 Tottenhamin, kurse Chelsea në finalen e Ligës së Evropës e mposhti Arsenalin me rezultatin 4-1.

Vlen të përmendet se Liverpooli është skuadra e fundit angleze që e ka fituar trofuen e Superkupës. “Të kuqtë” në vitin 2005 e kishin mposhtur 3-1 CSKA Moskën./Gazeta Metro/

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.