Liga Unike, “Xhebrailat” reagojnë për rritjen e çmimit të biletave

15.04.2022

Në reagim të “Xhebrailave” është thënë se nuk janë aspak dakord që çmimi i një bilete të jetë 5 euro. Sipas tyre me një çmim prej 5 euro për biletë nuk janë dakord, si shkak i gjendjes së rëndë ekonomike. Po ashtu, në reagim thuhet se Liga Unike është krijuar për t’i bashkuar dy shtete […]

Liga Unike, “Xhebrailat” reagojnë për rritjen e çmimit të biletave Foto: Xhebrailat - K.B. Golden Eagle Ylli

Në reagim të “Xhebrailave” është thënë se nuk janë aspak dakord që çmimi i një bilete të jetë 5 euro.

Sipas tyre me një çmim prej 5 euro për biletë nuk janë dakord, si shkak i gjendjes së rëndë ekonomike.

Po ashtu, në reagim thuhet se Liga Unike është krijuar për t’i bashkuar dy shtete në një të vetëm, Kosovën dhe Shqipërinë.

Reagimi i plotë:

Xhebrailat nuk janë aspak dakord për çmimin e biletave në kuadër të Final 4 Ligës Unike.

Liga UNIKE në parim kishte që ti bashkoj dy shtetet në një të vetëm, e jo që të pasurohej ndonjëri.

Bileta e cila ka çmimin 5 euro, për realitetin e Kosovës në këto kohëra janë shumë dhe nuk i shërbejnë sportit e aq më tepër tifozërive përkatëse.

Kërkojmë që nga Federata dhe klubi organizator të reflektojnë ose për ndryshe ne si tifozëri do e bojkotojmë këtë GARË.

ME RESPEKT,
Xhebrailat, Suharekë