Liga e Kampionëve rikthehet me dy super përballje

16.03.2021

Sonte (e martë) do mësohen emrat edhe të dy skuadrave që do kualifikohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Real Madrid do jetë nikoqir i Atalantas, derisa Manchester City e pret Borussia Monchengladbach. Ndeshja e parë mes Realit dhe Atalantas përfundoi me rezultat 1 – 0 në të mirë të klubit spanjoll, të cilët do […]

Liga e Kampionëve rikthehet me dy super përballje Foto: Ilustrim

Sonte (e martë) do mësohen emrat edhe të dy skuadrave që do kualifikohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Real Madrid do jetë nikoqir i Atalantas, derisa Manchester City e pret Borussia Monchengladbach.

Ndeshja e parë mes Realit dhe Atalantas përfundoi me rezultat 1 – 0 në të mirë të klubit spanjoll, të cilët do jenë pa disa nga yjet kryesorë, si Carvajal, Casemiro, Hazard dhe Odriozola.

Ndërsa, City me një ‘këmbë’ është në raundin tjetër sepse ndeshjen e parë si mysafir e fitoi me rezultat 0 – 2.

Të dy takimet nisin në ora 21:00.