Leipzig e mposht me rezultat të thellë Werderin e Milot Rashicës

15.02.2020

RV Leipzig me lehtësi e ka mposhtur me rezultat 3:0 Werder Bremenin, në takimin e javës së 22-të të Bundesliga I. Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, me Werderin nuk i rezistuan vendasve, pësuan humbje të rëndë dhe kanë përkeqësuar edhe më shumë renditjen. Golat i shënuan Klostermann (18′), Schick (39′), Mukiele (46′). Rashica […]

Leipzig e mposht me rezultat të thellë Werderin e Milot Rashicës Foto: Ilustrim

RV Leipzig me lehtësi e ka mposhtur me rezultat 3:0 Werder Bremenin, në takimin e javës së 22-të të Bundesliga I.

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, me Werderin nuk i rezistuan vendasve, pësuan humbje të rëndë dhe kanë përkeqësuar edhe më shumë renditjen.

Golat i shënuan Klostermann (18′), Schick (39′), Mukiele (46′).

Rashica ka luajtur tërë takimin por assesi që të arrijnë ndonjë rezultat më të mirë. 

Leipzig ka një ndeshje më shumë dhe prinë me 45 pikë, dy më shumë se Bayerni, ndërsa Werderi është në pozitën e 17-të me 17 pikë.