Lazio po përgatit një sulm shqiptar: Shaqiri-Rashica-Muriqi

07.06.2021

Tashmë ka përfunduar sezoni 2020/21 në ligat e futbollit evropian. Ndërsa pas përfundimit të sezonit, hapet afati kalimtar i verës, ku klubet futbollistike do të kenë mundësi blerjen apo shitjen e lojtarëve. Klubi italian, Lazio veçse ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm 2021/22 në futboll. Lazio është duke menduar për një sulm shqiptar […]

Lazio po përgatit një sulm shqiptar: Shaqiri-Rashica-Muriqi Foto: Ilustrim

Tashmë ka përfunduar sezoni 2020/21 në ligat e futbollit evropian.

Ndërsa pas përfundimit të sezonit, hapet afati kalimtar i verës, ku klubet futbollistike do të kenë mundësi blerjen apo shitjen e lojtarëve.

Klubi italian, Lazio veçse ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm 2021/22 në futboll.

Lazio është duke menduar për një sulm shqiptar për sezonin e ardhshëm duke përfshirë: Milot Rashicën, Xherdan Shaqirin dhe Vedat Muriqi.

Pasi që Werder Bremeni ka rënë në Bundesliga 2, shumë klube kanë shprehur interesim për blerjen e Milot Rashicës, ku së fundmi interesim për të ka shprehur edhe Lazio.

Po ashtu klubi italian interesim ka shprehur edhe për yllin e Liverpoolit, Xherdan Shaqirin.

Sipas gazetës italiane Correire dello Sport për Shaqirin ka mjaft klube të interesuar, ku veçanërisht Lazio.

Maurizio Sarri gjatë ditëve në vijim pritet të zyrtarizohet si trajneri i ri i Lazios.

Sarri ka theksuar se përgjatë sezonit të ri ai dëshiron sulmues të rinj në klubl, ku sipas gazetës italiane emrat kryesor në listën e tij të transferimeve janë Milot Rashica dhe Xherdan Shaqiri.