Laporta: Rinovimi me Messi po përparon në kohë adekuate

13.07.2021

Lionel Messi që nga 1 korriku është lojtar i lirë pasi që i ka skaduar kontrata me Barcelonën Deri më tani nuk ka pasur ndonjë lëvizje, pasi që Messi ka qenë duke zhvilluar ndeshjet me Argjentinën në Copa America, ku edhe ka fituar këtë kampionat. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka thënë se bisedat për […]

Laporta: Rinovimi me Messi po përparon në kohë adekuate Foto: Ilustrim

Lionel Messi që nga 1 korriku është lojtar i lirë pasi që i ka skaduar kontrata me Barcelonën

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë lëvizje, pasi që Messi ka qenë duke zhvilluar ndeshjet me Argjentinën në Copa America, ku edhe ka fituar këtë kampionat.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka thënë se bisedat për rinovim të kontratës me Messin po përparojnë mirë.

Po ashtu Laporta ka dërguar mesazh opitimist për tifozët e klubit katalunas.

Klubi vazhdimisht ka lajmëruar se janë duke bërë përpjekje për një rinovim derisa po shikojnë disa mënyra që të mos thyhet ndonjë rregull e fer playit financiar.

Laporta gjatë një interviste në emisionin e Mago Pop ka thënë se “Rinovimi i kontratës me Messin po përparon në mënyrë adekuate, asgjë nuk është e pamundshme”.

Ai ka thënë se është shumë mirë për lojtarin më të mirë në histori të futbollit që të fitojë një titull të tillë.

“Të gjithë katalunasit, Barcelona, Katalonia dhe tërë bota e futbollit janë të lumtur për shkak se Leo e ka fituar Copa America. Është shumë mirë për lojtarin më të mirë në histori të futbollit që të fitojë një titull të tillë dhe ai na ka bërë edhe ne të qajmë nga kënaqësia”.

“Ai është shumë i lumtur, ne jemi shumë të lumtur, jam shumë i lumtur që Leo ka arritur ta fitojë këtë trofe, bashkë me shokët e tij të skuadrës dhe Argjentina është përsëri aty, një kombëtare elitare në të cilën është edhe Aguero.

Jam i lumtur për familjen e Messi, për Argjentinën, për Barcelonën e cila e njeh, e adhuron dhe e dashuron këtë lidhje me Leon”.