Laporta: Do të donim që Messi të pensionohej te Barcelona

29.07.2022

Joan Laporta e ka pranuar se Barcelona dhe Lionel Messi mund të mos kenë ndarë rrugët në kushtet më të mira të mundshme, por ai shprehu dëshirën e tij për të parë sulmuesin argjentinas të varë këpucët te Blaugrana. Messi u largua nga klubi verën e kaluar dhe u bashkua me Pari Saint-Germain në një […]

Laporta: Do të donim që Messi të pensionohej te Barcelona Foto: Ilustrim

Joan Laporta e ka pranuar se Barcelona dhe Lionel Messi mund të mos kenë ndarë rrugët në kushtet më të mira të mundshme, por ai shprehu dëshirën e tij për të parë sulmuesin argjentinas të varë këpucët te Blaugrana.

Messi u largua nga klubi verën e kaluar dhe u bashkua me Pari Saint-Germain në një transferim të lirë, me Laporta që pretendonte se Barcelona nuk mund të përballonte të rinovonte kontratën e tij.

“Është një aspiratë që kam si president dhe do të doja që të ndodhte, [pasi] kam qenë bashkërisht përgjegjës për atë qëllim që e konsideroj të përkohshëm”, tha Laporta.

“Koha e Messit në Barcelonë nuk përfundoi ashtu siç donim ne të gjithë. Ajo përfundoi shumë e kushtëzuar nga arsye ekonomike dhe ne kemi një borxh moral.

“Në këtë kuptim, ne do të donim që fundi i karrierës së tij të ishte me fanellën e Barcelonës dhe të duartrokiteshin në të gjitha terrenet ku ai shkon”.

Barcelona ka qenë veçanërisht aktive në këtë afat kalimtar veror, me kundërshtarët që ngrenë vetullat me shumën që klubi shpenzoi për të nënshkruar me lojtarë të rinj.

“Kam ndjenjën se po punojmë mirë, lojtarët duan të vijnë sërish te Barcelona”, shtoi Laporta.

“Ne po ndërtojmë një ekip shumë të balancuar që mund të sfidojë në të gjitha garat me synimin për t’i fituar ato.

“Ka shumë konkurrencë, me një minimum prej dy lojtarësh për pozicion që janë shumë të mirë.

“Për ata që u befasuan u them se jemi shumë zgjuar. Jemi rikthyer në merkato. Pesha, forca dhe vlera e një klubi me më shumë se 122 vjet histori është e madhe. Ka edhe më shumë surpriza”.

I pyetur për shqetësimin apo zhgënjimin e klubeve të tjera për nënshkrimet e fundit të Barcelonës, Laporta ia atribuoi atë “injorancës” për gjendjen financiare të klubit, duke thënë se Blaugrana “u largua nga spitali [falë] levave”.