Kylian Mbappe i thotë ‘jo’ PSG-së

Kylian Mbappe i thotë ‘jo’ PSG-së

Kylian Mbappe nuk ka pranuar të ulet në diskutime për rinovimin e kontratës me ekipin e PSG.

Sulmuesi kryesor i kampionëve të Francës dëshiron të largohet dhe diçka të tillë ja ka bërë me dije dhe klubit ku luan.

22-vjeçari dëshiron të kalojë te Real Madridi dhe e ka një ëndërr të madhe kalimin në ekipin e “Los Blancos”. Drejtori Leonardo ka folur me familjen e lojtarit, por ata nuk duan të diskutojnë për rinovimin e kontratës.

PSG nga krahu tjetër do të bëjë gjithçka që të mos humbasë kampionin e botës. Mbappes i mbaron kontrata në vitin 2022 dhe francezët mund ta shesin me verë për të mos e humbur me parametra zero.

RAPORTO