Kroos për largimin e Messit: Kundërshtari ynë humbi lojtarin më të mirë

18.08.2021

Pothuajse të gjithë klubet e futbollistë si dhe tifozët e këtij sporti ishin të habitur me faktin se Lionel Messi u largua nga Barcelona. Të gjithë mbetën të shokuar, pasi që gjithçka ishte gati duke filluar nga kontrata për rinovim me katalunasit, por për shkak të rregullave Fair Play Financiar i’a pamundësoi argjentinasit të qëndrojë […]

Kroos për largimin e Messit: Kundërshtari ynë humbi lojtarin më të mirë Foto: Ilustrim

Pothuajse të gjithë klubet e futbollistë si dhe tifozët e këtij sporti ishin të habitur me faktin se Lionel Messi u largua nga Barcelona.

Të gjithë mbetën të shokuar, pasi që gjithçka ishte gati duke filluar nga kontrata për rinovim me katalunasit, por për shkak të rregullave Fair Play Financiar i’a pamundësoi argjentinasit të qëndrojë në Barcelonë.

Lionel Messi për vite të tëra ishte makth për kundërshtarin e saj më të madh, Real Madridin.

Lojtari i Madridit, Toni Kroos ka vendosur të thyej heshtjen dhe të flasë për largimin e Messit nga Barcelona, duke thënë se kundështari i tyre humbi lojtarin më të mirë.

“Të shohim si do të funksionojë Messi në PSG. Ndoshta është mirë për ne sepse kundërshtari ynë më i madh humbi lojtarin më të mirë.

Besoj që kjo lëvizje do të jap rezultatin e vetë. Ndoshta dikush nga Parisi na bashkohet neve” deklaroi Kroos.

Ndërsa ditëve të fundit është duke u raportuar nga mediat e huaja se francezi, Kylian Mbappe mund të transferohet te Real Madridi gjatë këtij afati kalimtar të verës.