Kosovë – Gjeorgji, ‘Dardanët’ synojnë fitoren e dytë

12.10.2021

Ndeshja fillon në orën 20:45. Ndonëse pa gjasa për kualifikim, futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë zotuar se do të japin maksimumin për të arritur fitoren e dytë në këto kualifikime dhe për të pasur në fund një plasman sa më të mirë, i cili do t’i shërbejë më pas në ngritjen e moralit por […]

Kosovë – Gjeorgji, ‘Dardanët’ synojnë fitoren e dytë Foto: Ilustrim

Ndeshja fillon në orën 20:45.

Ndonëse pa gjasa për kualifikim, futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë zotuar se do të japin maksimumin për të arritur fitoren e dytë në këto kualifikime dhe për të pasur në fund një plasman sa më të mirë, i cili do t’i shërbejë më pas në ngritjen e moralit por edhe në përmirësimin e pozitës në renditjen e FIFA-s.

Kosova është e parafundit me vetëm katër pikë nga pesë ndeshje, katër më pak se vendi i tretë Greqia dhe tri më shumë se Gjeorgjia në vendin e fundit.

Spanja dhe Suedia i prijnë grupit me 13, përkatësisht 12 pikë.

Kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në kualifikime për Botëror që prej pranimit në UEFA e FIFA më 2016, pas debutimit në fushatën kualifikuese për Kupën e Botës 2018, kur nuk arriti ta shënojë asnjë fitore.