Kosova sonte zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Malin e Zi

13.10.2019

Sfida e madhe për Kombëtaren e Kosovës po afron – 1 dit larg. Kombëtarja Dardane do të përballet me Malin e Zi, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, nesër me fillim nga ora 20:45. Fitorja e Çekisë kundër Anglisë ka vështirësuar shumë punët për kosovarët, pasi tashmë nevojiten shtatë pikë nga tri ndeshjet e mbetura për të […]

Kosova sonte zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Malin e Zi Foto: Ilustrim

Sfida e madhe për Kombëtaren e Kosovës po afron – 1 dit larg.

Kombëtarja Dardane do të përballet me Malin e Zi, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, nesër me fillim nga ora 20:45.

Fitorja e Çekisë kundër Anglisë ka vështirësuar shumë punët për kosovarët, pasi tashmë nevojiten shtatë pikë nga tri ndeshjet e mbetura për të prerë një biletë drejt Euro 2020.

Finalja e parë nga tri të mbeturat do të jetë nesër, kundër malazezëve, në Prishtinë.

Para kësaj ndeshje, Kosova zhvillon edhe një stërvitje të fundit, ku selektori Bernard Challandes do të ketë pasqyrën e fundit të asaj se çfarë mund të interpretojnë lojtarët e tij ndaj Malit të Zi.

Stërvitja e kombëtares sonë do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00, në ‘Fadil Vokrri’, raporton Lajmi.net

Grupit nuk pritet t’i mungojë ndonjë nga lojtarët e grumbulluar për ndeshjet e tetorit, përveç dy të liruarve me U21.