Kosova përgatitet për ndeshjet me Suedinë dhe Spanjën

25.03.2021

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore, pas fitores në miqësoren e mbrëmshme kundër Lituanisë (4:0). Në stërvitjen e mbajtur në fushën e Kampit Nacional Edukativ në Hajvali morën pjesë 11 futbollistë, ata që nuk luajtën në miqësore dhe ata që kishin minutazhë më të vogël. Ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve […]

Kosova përgatitet për ndeshjet me Suedinë dhe Spanjën

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore, pas fitores në miqësoren e mbrëmshme kundër Lituanisë (4:0).

Në stërvitjen e mbajtur në fushën e Kampit Nacional Edukativ në Hajvali morën pjesë 11 futbollistë, ata që nuk luajtën në miqësore dhe ata që kishin minutazhë më të vogël.

Ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve që ishin më të angazhuar në lojë në duelin me lituanët kanë bërë rigjenerim në hotel.

Gjatë kësaj stërvitje përzgjedhësi Challandes dha instruksionet e tij për lojtarët në aspektin taktik për ndeshjen e radhës kundër Suedisë, derisa u vërejt përkushtim  i madh  i secilit prej tyre në stërvitje.

Për ndeshjen ndaj Suedisë, Kosova do të ketë mungesa të shumta në mbrojtje, ku nuk do luajnë as Amir Rrahmani e as Ibrahim Dresevic.

Rrahmani veçse ka udhëtuar për në Napoli që të vazhdojë rikuperimin e tij, ndërsa Dresheviq nuk mund të luajë për shkak të karonit të kuq që ka marrë ndaj Moldovës në “UEFA Nations League”.

Etiketat