Kosova mposhtet nga Guinea

Kosova mposhtet nga Guinea
Çlirim Gashi

08.06.2021 / Sport


Guinea e ka mposhtur Kosovën në një ndeshje miqësore të luajtur në Turqi e ku Kosova nuk ka luajtur me formacionin e saj më të mirë..

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-2.

Pjesa e parë ka qenë pa ndonjë rast të mirë nga Kosova dhe ka mbaruar pa u prekur rrjetat.

Një pjeslojë më dramatike ka qenë ajo e dyta, ku janë shënuar tri gola.

Moustapha Kouyate në minutën e 61-të ka kaluar Guinean në epërsi, kurse Jose Kante në minutën e 65-të e ka thelluar atë.

Golin e vetëm për Kosovën e ka shënuar Arb Manaj në kohën shtesë.

Kosova ndeshjen tjetër e luan kundër Gambisë të premten.

RAPORTO