Kosova e nis turneun me fitore bindëse

21.09.2019

Kosova U15 në konkurrencën e meshkujve e ka nisur me fitore bindëse turneun në Maqedoninë Veriore. Dardanët e rinj triumfuan ndaj Rumanisë me rezultat 75:49. Kosova dominoi nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar, derisa ndeshjen e ardhshme e zhvillon sonte ndaj Turqisë nga ora 21:00. Eliot Peci shënoi 18 pikë, derisa Rron […]

Kosova e nis turneun me fitore bindëse Foto: Ilustrim

Kosova U15 në konkurrencën e meshkujve e ka nisur me fitore bindëse turneun në Maqedoninë Veriore. Dardanët e rinj triumfuan ndaj Rumanisë me rezultat 75:49.

Kosova dominoi nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar, derisa ndeshjen e ardhshme e zhvillon sonte ndaj Turqisë nga ora 21:00. Eliot Peci shënoi 18 pikë, derisa Rron Dahsyla realizoi 15.

Ndërkohë, Kosova U15 te femrat ka pësuar nga Rumania 32:71.

Turneu zhvillohet në kuadër të programit “Youth Development Fund” të FIBA Evropës. Në këtë turne pesë shtete janë pjesëmarrëse: Kosova, Turqia, Maqedonia, Bullgaria dhe Rumania.