Koeman rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit te Barcelona

14.03.2021

Julian Nagelsman mund të jetë trajneri pasardhës i Barcelonës në rast se Ronald Koeman do të dështojë. Presidenti Joan Laporta e ka përzgjedhur gjermanin si trajnerin e tij për projektin e së ardhmes. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Manu Karrenjo në “El Larguero”. Laporta e vlerëson maksimalisht Kumanin, të cilin donte që ta […]

Koeman rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit te Barcelona Foto: Ilustrim

Julian Nagelsman mund të jetë trajneri pasardhës i Barcelonës në rast se Ronald Koeman do të dështojë. Presidenti Joan Laporta e ka përzgjedhur gjermanin si trajnerin e tij për projektin e së ardhmes.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Manu Karrenjo në “El Larguero”.

Laporta e vlerëson maksimalisht Kumanin, të cilin donte që ta transferonte që në epokën e tij të parë si president i Barcelonës, por nuk ia doli. Megjithatë, nëse nuk do të bëjë një mbyllje të mirë të sezonit, Koeman rrezikon vendin e tij si trajner. Nagelsman është 33 vjeç dhe shihet si një nga trajnerët më të mirë të së ardhmes.

Për momentin është në krye të Lajpcigut dhe ka bërë ndeshje shumë të mira.

Sipas gazetarit, Kuman ka respektin e Laportës, por në këto momente nuk do ta kishte zgjedhur për projektin e tij. Në fundin e sezonit do të vendoset nëse holandezi do të qëndrojë në krye të ekipit, apo do të largohet. Ai ka kontratë deri në fundin e vitit 2022 dhe dëshiron që të qëndrojë akoma në Katalonjë.