Koeman në fije të perit: E ardhmja ime nuk është në duart e mia

30.09.2021

Menjëherë pas ndeshjes presidenti blaugrana Joan Laporta, thërriti një mbledhje urgjente me disa nga këshilltarët e tij më të besuar, e cila u mbyll në orën 4 të mëngjesit, dhe prej saj sipas mediave spanjolle, është unifikuar synimi për të mbyllur kapitullin Koeman dhe për të hapur një tjetër, edhe pse te Barcelona ende nuk […]

Koeman në fije të perit: E ardhmja ime nuk është në duart e mia Foto: Ilustrim

Menjëherë pas ndeshjes presidenti blaugrana Joan Laporta, thërriti një mbledhje urgjente me disa nga këshilltarët e tij më të besuar, e cila u mbyll në orën 4 të mëngjesit, dhe prej saj sipas mediave spanjolle, është unifikuar synimi për të mbyllur kapitullin Koeman dhe për të hapur një tjetër, edhe pse te Barcelona ende nuk kanë zgjedhur trajnerin e ri.

Mes emrave në listë është gjithmonë edhe ai i Andrea Pirlos, që i pëlqen Laportës, por nuk bind plotësisht drejtuesit e tjerë, dhe i duhet të garojë me të paktën 3 kandidatura të tjera.

Xavi, i cili është nën kontratë me Al-Sadd, por mund të lirohet për t’u rikthyer te Barcelona e tij, Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës i impenjuar në Nations League dhe që mund të bashkohet me skuadrën vetëm në fund të këtij kompeticioni, (të hënën e 11 tetorit), dhe i treti Munueco Gallardo, dy herë fitues i Copa Libertadores me River Plate, skuadër me të cilën ka një kontratë që i skadon në 31 dhjetor.

Sipas disa mediave spanjolle është pikërisht argjentinasi kandidati më i kuotuar. Mbetet për tu parë nëse ndryshimi në stol do të ndodhë menjëherë, në vigjilje të sfidës delicate në Madrid kundër Atleticos, apo nëse do të pritet pauza e kombëtareve për të vendosur me më shumë qetësi, transmeton TopChannel.

Ndërkohë pas ndeshjes vetë Koeman foli për sa i përket mundësisë për t’u shkarkuar pas humbjes në Lisbonë duke u shprehur: “ E ardhmja ime? Nuk mund të them asgjë pasi nuk e di se si e mendon klubi, kjo nuk është në dorën time. Të shohim…në fund gjithsesi fajtori është trajneri. Skuadra nuk është e njëjta prej vitesh, kemi humbur lojtarë që bënin diferencën.

Nuk po them që duhet ta pranojmë situatën, apo që unë skam asnjë përgjegjësi, por në ndeshje duhet të merrnim më tepër nga lojtarët tanë”.