Klopp flet për Shaqirin, e pranon gabimin e tij

19.01.2021

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka lavdëruar punën e sulmuesit shqiptar, Xherdan Shaqiri. Ai ishte në formacionin bazë kundër Manchester Unitedit duke luajtur 76 minuta pastaj u zëvendësua me Curtis Jones. Sidoqoftë, tekniku gjerman mendon se ka gabuar me vendimin për ta zëvendësuar Shaqirin, sepse ka mundur të luante edhe më shumë. “Shaq është vërtet […]

Klopp flet për Shaqirin, e pranon gabimin e tij Foto: BIRMINGHAM, ENGLAND - JANUARY 08: Xherdan Shaqiri of Liverpool during the FA Cup Third Round match between Aston Villa and Liverpool at Villa Park on January 8, 2021 in Birmingham, England. (Photo by James Williamson - AMA/Getty Images)

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka lavdëruar punën e sulmuesit shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Ai ishte në formacionin bazë kundër Manchester Unitedit duke luajtur 76 minuta pastaj u zëvendësua me Curtis Jones.

Sidoqoftë, tekniku gjerman mendon se ka gabuar me vendimin për ta zëvendësuar Shaqirin, sepse ka mundur të luante edhe më shumë.

“Shaq është vërtet në formë të mirë. Ndoshta mund të luante edhe pak më shumë, mirëpo nuk isha i sigurt”.

“Ishte kohë e gjatë që nuk ka luajtur nga fillimi, por ishte vërtet i mirë. Shaq ishte aty dhe ndihmoi me të madhe”, deklaroi ai.

Mbetet të shihet nëse Shaqiri do jetë në formacionin bazë në përballjen e radhës kundër Burnleyt.