Këto janë datat e ndeshjeve të Yllit në ‘Play Off’

17.04.2019

Përveç ndeshjeve që u zhvilluan këto ditë në Superligën e Kosovës në Basketboll, tani do të luhen edhe ndeshjet e Play Off, ku klubi i Suharekës do ti luaj në këtë muaj dy ndeshje në kuadër të Play Off-it. Play Off-i i Super Ligës së Kosovës në Basketboll ka filluar dje. Stinori i rregullt përfundoi […]

Këto janë datat e ndeshjeve të Yllit në ‘Play Off’ Foto: Ilustrim

Përveç ndeshjeve që u zhvilluan këto ditë në Superligën e Kosovës në Basketboll, tani do të luhen edhe ndeshjet e Play Off, ku klubi i Suharekës do ti luaj në këtë muaj dy ndeshje në kuadër të Play Off-it.

Play Off-i i Super Ligës së Kosovës në Basketboll ka filluar dje.

Stinori i rregullt përfundoi më 14 Prill, ndërsa çiftet e PlayOffit u bënë të ditura një xhiro më parë, derisa të dyja ndeshjet e çerekfinales se PlayOfftt janë zhvilluar dje më 16 prill, ku filluan nga ora 19:00.

Rahoveci me epërsinë e terrenit vendas ka pritur Prizrenin në duelin e parë të serisë çerekfinale.

Ndërsa dueli tjetër çerekfinal u zhvillua në Sezai Surroi, ku Bashkimi priti Trepçën, raporton TopSporti.

Kjo seri zhvillohet deri në dy fitore dhe ekipi që arrin së pari dy fitore do të sigurojë gjysmëfinalen e garës.

Ylli do ta pret në gjysmëfinale skuadrën fituese.

Ndeshja e parë do të zhvillohet të martën me datën 23.04.2019 në ora 19:00.

Kurse ndeshja e dytë zhvillohet të premtën me datën 26.04.2019 në ora 19:00.