K.B. Golden Eagle YLLI me transferë të ri kundër Trepçës

26.01.2019

Skuadra e qytetit, K.B. Golden Eagle YLLI së fundmi ka bërë një transferë të ri i cili do të bëjë debutimin e tij të parë kundër Trepçës në ndeshjen e ardhshme. Skuadra e basketbollit, K.B. Golden Eagle YLLI njoftimin për transferin e ri e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, ku thuhet […]

K.B. Golden Eagle YLLI me transferë të ri kundër Trepçës

Skuadra e qytetit, K.B. Golden Eagle YLLI së fundmi ka bërë një transferë të ri i cili do të bëjë debutimin e tij të parë kundër Trepçës në ndeshjen e ardhshme.

Skuadra e basketbollit, K.B. Golden Eagle YLLI njoftimin për transferin e ri e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, ku thuhet se së fundmi i’u është bashkuar skuadrës edhe një basketbollist i ri, ai është Leonit Veliu.

Leonit Veliu ka qenë pjesë e ekipit basketbollist, Berchem BBC në Belgjikë, tani debutimi i parë i tij me skuadrën e re do ta bëjë në ndeshjen, K.B. Golden Eagle YLLI kundër Trepçës, e cila do të zhvillohet në kuadër të Superligës së Kosovës.

Ndeshja zhvillohet nesër, me datën 27 Janar 2019, në ora 17:00, në Palestrën Minatori, në Mitrovicë.

Etiketat

Ofertat e fundit