Juninho: Lyoni kishte shumë nevojë për Xherdan Shaqirin, jemi të lumtur

24.08.2021

Xherdan Shaqiri është zyrtarisht lojtar i ekipit francez, Lyon. Skuadra franceze e transferoi lojtarin shqiptar që përfaqëson Zvicrën për një shumë 6 milionë euro plus pesë milionë bonuse, ndërsa ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024. Përmes një komunikate për media, Liverpooli konfirmoi se Shaqiri i është bashkuar Lyonit. Ndërsa, komunikatat e lëshuar nga Lyoni […]

Juninho: Lyoni kishte shumë nevojë për Xherdan Shaqirin, jemi të lumtur Foto: Ilustrim

Xherdan Shaqiri është zyrtarisht lojtar i ekipit francez, Lyon.

Skuadra franceze e transferoi lojtarin shqiptar që përfaqëson Zvicrën për një shumë 6 milionë euro plus pesë milionë bonuse, ndërsa ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024.

Përmes një komunikate për media, Liverpooli konfirmoi se Shaqiri i është bashkuar Lyonit.

Ndërsa, komunikatat e lëshuar nga Lyoni thotë: “Olympique Lyonnais është shumë i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e mesfushorit zviceran Xherdan Shaqiri nga Liverpool, për një tarifë prej 6 milionë eurosh, me një maksimum prej 5 milionë eurosh në bonus” thuhet në njoftimin e klubit francez.

“Pasi ka kaluar testet mjekësore sot në Lyon, Xherdan Shaqiri ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Olympique Lyonnais, deri më 30 qershor 2024”.

“29 vjeçari dhe me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri ka 96 paraqitje për ekipin kombëtar të Zvicrës. I konsideruar si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit zviceran së bashku me Alexander Frei dhe Stéphane Chapuisat, mesfushori sulmues është aktualisht golashënuesi më i mirë i kombëtares zvicerane në turnetë e mëdhenj ndërkombëtarë (8 gola në 17 paraqitje)”, vazhdon më tej komunikata.

Për transferimin e Shaqirit, ka folur edhe drejtori sportiv i Lyonit, Juninho, kuk a thënë se klubi francez kishte nevojë për një përforcim në skuadër, një lojtar të cilësisë së Xherdan Shaqirit.

Kjo pasi që Memphis Depay u largua nga Lyoni në drejtim të Barcelonës, duke shtuar se ylli kosovar do t’i japë shumë klubit në fushë dhe në zhveshtore.

Drejtori sportiv i klubi francez ka bërë të ditur se bisedimet për blerjen e Shaqirit kanë zgjatur shumë, si dhe vet përfaqësuesi i Zvicrës ka bërë përpjekje për të i’u bashkuar Lyonit.

Juninho ka shtuar se janë të lumtur dhe se shpresojnë se ai do t’i bashkohet grupi sa më parë, pasi që sipas tij Shaqiri është luftarak dhe këtë e dëshmoi në kampionatin evropian “Euro 2020”.