Jo vetëm Mbappe-n, Reali insiston edhe për Haaland-in

03.03.2022

Mediat spanjolle shkruajnë se ‘Los Blancos’ janë duke rritur interesimin për transferimin e sulmuesit norvegjez gjatë kësaj verë, transmeton RTK. Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe është objektiv kryesor i madrilenëve këtë verë, megjithatë, siç raportohet, skuadra ‘merenguese’ insiston që ta sjell në ‘Bernabeu’ edhe Haalandin. Krerët e Realit thuhet se janë duke përgatitur strategjinë e […]

Jo vetëm Mbappe-n, Reali insiston edhe për Haaland-in Foto: Ilustrim

Mediat spanjolle shkruajnë se ‘Los Blancos’ janë duke rritur interesimin për transferimin e sulmuesit norvegjez gjatë kësaj verë, transmeton RTK.

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe është objektiv kryesor i madrilenëve këtë verë, megjithatë, siç raportohet, skuadra ‘merenguese’ insiston që ta sjell në ‘Bernabeu’ edhe Haalandin.

Krerët e Realit thuhet se janë duke përgatitur strategjinë e re për transferimin e super-sulmuesit norvegjez.

Vera që po vjen mbase do të jetë e ‘nxehtë’ për klubin e famshëm spanjoll, Real Madridin, i cili objektiv ka blerjen e dy sulmuesve aktualisht ndër më të mirët në Evropë, Mbappe dhe Haaland.