James Rodriguez pritet t’i bashkohet Atletico Madridit

05.05.2020

James Rodriguez pritet të qëndrojë te Madridi këtë verë, por me gjasë të madhe jo te Reali. “El Univeral” raporton se agjenti i Rodriguezit, Jorge Mendes, është duke biseduar me Atletico Madridin për një transferim të mundshëm në verë. Reprezentuesi i Kolumbisë ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2021. Për të po […]

James Rodriguez pritet t’i bashkohet Atletico Madridit Foto: Ilustrim

James Rodriguez pritet të qëndrojë te Madridi këtë verë, por me gjasë të madhe jo te Reali.

“El Univeral” raporton se agjenti i Rodriguezit, Jorge Mendes, është duke biseduar me Atletico Madridin për një transferim të mundshëm në verë.

Reprezentuesi i Kolumbisë ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2021. Për të po interesohet edhe Juventusi.

Në rast se nuk arrihet ndonjë marrëveshje me Realin, atëherë James mund të qëndrojë edhe një edicion dhe të largohet në verën e vitit të ardhshëm pasi t’i skadojë kontrata.

Rodriguez 28-vjeçar këtë edicion i ka zhvilluar 13 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa e ka realizuar një gol dhe i ka asistuar dy të tjerë.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler