Inter dëshiron mesfushorin e Bayern Munich
Interi po mendon për merkaton e verës dhe trajneri Antonio Conte kërkon me patjetër një mesfushor. Vidal është një nga emrat që pëlqehet shumë, por së fundmi ka dalë në skenë dhe Corentin Tolisso.Arturo Mesfushori i Bayern Munchen ka fituar zemrën e teknikut Antonio Conte. La Gazzetta dello Sport shkruan se francezi është në krye […]
Foto: Ilustrim
Interi po mendon për merkaton e verës dhe trajneri Antonio Conte kërkon me patjetër një mesfushor.
Vidal është një nga emrat që pëlqehet shumë, por së fundmi ka dalë në skenë dhe Corentin Tolisso.Arturo
Mesfushori i Bayern Munchen ka fituar zemrën e teknikut Antonio Conte. La Gazzetta dello Sport shkruan se francezi është në krye të listës së dëshirave për ekipin italian.
Beppe Marotta po punon që të rrëmbejë në Serie A 25-vjeçarin. Tolisso ka luajtur 24 ndeshje këtë sezon dhe ka dhuruar 5 asiste. Bayerni mund të tundohet nga një ofertë e mirë dhe Interi është gati për të shpenzuar.