Incidenti i mbrëmshëm në Suharekë, KB Peja suspendon basketbollistin, Henrik Shirko

01.11.2021

Në këtë njoftim të KB Pejës, thuhet se deri te ky vendim ka ardhur si pasojë e një incidenti pas ndeshjes së mbrëmshme në Suharekë, ku lojtari në fjalë ka shkelur rënd rregulloret dhe kodet e mirësjelljes së klubit. Më tutje, KB Peja ka theksuar se klubi është i detyruar të marr një vendim të […]

Incidenti i mbrëmshëm në Suharekë, KB Peja suspendon basketbollistin, Henrik Shirko Foto: Ilustrim

Në këtë njoftim të KB Pejës, thuhet se deri te ky vendim ka ardhur si pasojë e një incidenti pas ndeshjes së mbrëmshme në Suharekë, ku lojtari në fjalë ka shkelur rënd rregulloret dhe kodet e mirësjelljes së klubit.

Më tutje, KB Peja ka theksuar se klubi është i detyruar të marr një vendim të tillë për të respektuar rregulloret e klubit dhe atmosferën e ekipit.

Ndryshe, gjatë mbrëmjes së djeshme është zhvilluar ndeshje Golden Eagle Ylli – Peja, në xhiron e dytë të Ligës Unike, ku klubi suharekas ka mposhtur pejanët me rezultat 93:92 (15:20, 19:11, 22:19, 15:21, 22:21).

Njoftimi i plotë:

Lajmërim zyrtar

KB Peja njofton adhuruesit e saj se ka marr vendim për suspendimin e lojtarit të saj, Henrik Sirko. Suspendimi ka ardhur pas një incidenti pas ndeshjes mbrëmë në Suharekë, ku lojtari në fjalë ka shkelur rëndë rregulloret dhe kodet e mirësjelljes së klubit tonë.

Klubi jonë është i detyruar të marr një vendim të tillë për të respektuar rregulloret tona dhe atmosferën e ekipit.