Henrik Sirko i KB Yllit në top 5-she të xhiros së shtatë

  • 25.10.2022
Henrik Sirko i KB Yllit në top 5-she të xhiros së shtatë

Xhiroja e shtatë të Superligës së Kosovës solli disa ndeshje mjaft interesante.

Vëllaznimi në një atmosferë elektrizuese ka arritur që të mposhtë Trepçën, një nga skuadrat më të përforcuara në këtë edicion. Më i merituari për këtë fitore të kuqezinjve ishte Burim Zekiqi, ish-basketbollist i Trepçës.

Ai në tre minutat e fundit shënoi katër treshe nga katër tentime, duke bërë që Vëllaznimi të shkrijë epërsinë prej nëntë pikësh dhe të kalojë në epërsi 72:69, ndërsa në fund fitoi 75:72. Zekiqi në total shënoi 19 pikë dhe pesë kërcime. Ai u ndihmua nga qendra Damonte Dodd, që e mbylli ndeshjen me dyshifror të dyfishtë, 15 pikë dhe 15 kërcime.  


Fitore dramatike shënoi edhe Sigal Prishtina ndaj Ponte Prizrenit, ku edhe pse kishin epërsi prej tetë pikësh, një minutë nga fundi, kjo epërsi u shkri në vetëm dy pikë, madje prizrenasit kishin rast edhe në aksionin e fundit, por Dustin Thomas bllokoi tentimin e fundit nga Dachon Burke. Thomas edhe një herë ishte më i miri te prishtinasit me 16 pikë, 17 kërcime dhe katër asistime.

Kampioni Golden Eagle Ylli regjistroi fitoren e tretë radhazi, kësaj radhe mundi Bashkimin 76:73. Më i merituari për këtë fitore të therandasve ishte Henrik Sirko me 21 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime.

Peja vazhdoi me fitore, ku triumfoi ndaj Rahovecit, që ishte e shtata me radhë dhe e vetmja pa asnjë humbje, ndërsa u dallua Rodney Purvis me 22 pikë, dy kërcime dhe pesë asistime.

Top 5

Burim Zekiqi (Vëllaznimi) 19 pikë, 5 kërcime

Henrik Sirko (Golden Eagle Ylli) 21 pikë, 8 kërcime, 7 asistime

Dustin Thomas (Sigal Prishtina) 16 pikë, 17 kërcime, 4 asistime

Damonte Dodd (Vëllazmimi) 15 pikë, 15 kërcime

Rodney Purvis (Peja) 22 pikë, 2 kërcime, 5 asistime

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë