Hazard rikthehet në stërvitje me Realin, në prag të derbit ndaj Atletico Madrid

Ylli belg, Eden Hazard tashmë është rikthyer në stërvitje me skuadrën spanjolle, Real Madridin, ku edhe pritet të debutojë në derbin ndaj Atletico Madridit në këtë fundjavë në kuadër të ligës spanjolle, La Liga.

Sipas klubit madrilen Hazard është duke bërë përparim mjaft të madh duke marrë parasysh lëndimin e tij më 26 nëntor.

Eden Hazard gjatë debutimit të tij me Real Madridin e lëndoi nyjën e këmbës së djathtë, kësisjoj duke ia bërë të pamundur për një kohë të gjatë debutimin e tij edhe në ndeshjet e tjera të radhës.

Seanca e sotme ishte e para për yllin belg që nga momenti i lëndimit e deri më tash, nga stërvitja e tij u motivuan edhe madrilenët e tjerë dhe se mori pjesë në lojën e organizuar nga trajneri i klubit, Zinedine Zidane.