Hazard lëndohet sërish, mungon në ndeshjen e Real Madridit në Ligën e Kampionëve

Hazard lëndohet sërish, mungon në ndeshjen e Real Madridit në Ligën e Kampionëve

Eden Hazard do të mungojë në ndeshjen vendimtare të Real Madridit kundër Atalantës në Ligën e Kampionëve këtë javë, pasi e pësoi një lëndim të ri.

Hazard u rikthye javën e kaluar pas një mungesë dymujore dhe u paraqit në fitoren e Real Madridit 2:1 kundër Elches të shtunën, por e ka pësuar një dëmtim tjetër në stërvitje dhe do të mungojë për një kohë ende të papërcaktuar.

Anësori belg mungoi në stërvitjen e sotme, e hënë, dhe Madridi njoftoi se ai vuan nga një problem tjetër muskulor.

Në një komunikatë për media, Real Madridit njoftoi: “Pas testeve të bëra sot në lojtarin tonë Eden Hazard nga ekipi mjekësor i Real Madridit, ai është diagnostikuar me një lëndim muskulor në kofshe. Riaftësimi i tij do të vëzhgohet”.

Kjo nënkupton se real Madridi duhet të tentojë të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pa llogaritur në 30-vjeçarin të martën mbrëma.

Reali e fitoi 1:0 ndeshjen e parë në Itali.

RAPORTO