Hazard do të zyrtarizohet të enjten tek Real Madrid

Real Madrid do të zbulojë lojtarin më të ri të transferuar, Eden Hazard i cili do të zyrtarizohet të enjten.

Hazard do t’i përshëndesë tifozët në stadiumin Santiago Bernabeu në paraqitjen e tij të parë zyrtare në një fanellë të Real Madridit.

Ylli belg nënshkroi me klubin javën e kaluar, duke lëvizur nga Chelsea në një nga skuadrat më të suksesshme në botë.

Kujtojmë se Eden Hazard u transferua tek Real Madrid me një marrëveshje prej 100 milionë euro.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.