Guardiola: Synojmë ta imitojmë Real Madridin

24.02.2020

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për Real Madridin, kundërshtarin e radhës në Ligën e Kampionëve. Me këtë rast, Guardiola nuk i ka kursyer lëvdatat për skuadrën madrilene, duke thënë se Manchester City synon ta imitojë Realin. “Kam një admirim të madh për këtë klub. Lojtarët që kanë luajtur aty kanë luajtur në […]

Guardiola: Synojmë ta imitojmë Real Madridin Foto: Pep Guardiola (GettyImages)

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për Real Madridin, kundërshtarin e radhës në Ligën e Kampionëve.

Me këtë rast, Guardiola nuk i ka kursyer lëvdatat për skuadrën madrilene, duke thënë se Manchester City synon ta imitojë Realin.

“Kam një admirim të madh për këtë klub. Lojtarët që kanë luajtur aty kanë luajtur në shumë finale të Ligës së Kampionëve dhe nuk e di sa prej tyre e kanë ngritur trofeun. Tek ne ndoshta Claudio Bravo e ka fituar Ligën e Kampionëve. Nuk kemi shumë lojtarë që kanë fituar. Por ne kemi nevojë për dëshirën për ta fituar dhe të jemi vetja. Mund ta fitojmë ose ta humbim” ka thënë spanjolli.

“Reali është skuadra që duam ta imitojmë dhe duhet të jemi aty”, tha ndër të tjerash Guardiola.

Manchester City dhe Real Madrid do të përballen në mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve.