Griezmann: Messi është legjendë

15.07.2019

Antoine Griezmann gjatë prezantimit të tij në “Camp Nou” ka dhënë shpjegime rreth vendimit të tij për të nënshkruar me Barçën. Pse një vit më parë vendosi të qëndronte tek Atletico? “Gjithmonë kam qenë shumë i sigurt për vendimet e mia. Në qoftë se unë duhet të kërkoj falje, këtë di ta bëj më mirë […]

Griezmann: Messi është legjendë Foto: Ilustrim

Antoine Griezmann gjatë prezantimit të tij në “Camp Nou” ka dhënë shpjegime rreth vendimit të tij për të nënshkruar me Barçën. Pse një vit më parë vendosi të qëndronte tek Atletico?

“Gjithmonë kam qenë shumë i sigurt për vendimet e mia. Në qoftë se unë duhet të kërkoj falje, këtë di ta bëj më mirë në fushën e blertë.”

Largimi nga Altetico: Është gjithmonë e vështirë për të lënë një klub me kaq shumë miq, unë gjithmonë do të ketë admirim për Atleticon, kam dhënë gjithçka deri në fund dhe nuk kam turp për vendimin tim. Doja një sfidë të re, një klub të madh ku të ndihem i rëndësishëm, ku do të kem mundësi të fitoj La Ligan, Kupën dhe Champions, trofe që mungojnë në palmaresin tim.

Përkrah Messit. Jam shumë i lumtur nga fakti që do të jem mundësi të luaj përkrah Messit. Ai është një legjendë për fëmijët e mi dhe do të jetë edhe për nipërit e mi. Në basketboll legjenda është LeBron James, në futboll është Messi. Është gëzim i madh të luash me të.

Kujtojmë se sot klubi i Barcelonës kanë dalur në fushë për stërvitje, ku është duke marrur pjesë edhe Griezmann.