Golden Eagle Ylli shënon humbjen e gjashtë në Superligë

  • 28.03.2022
Golden Eagle Ylli shënon humbjen e gjashtë në Superligë

Cereku i parë ishte pothuajse i baraspeshuar, ku për një nuancë prizrenasit ishin më të mirë, madje kishin epërsi prej tetë pikësh, 7:15, ndërsa kjo pjesë përfundoi 23:26. Prizrenasit sërish në periudhën e dytë kishin epërsi deri në tetë pikë, 33:41, megjithatë, nga ky moment, therandasit këndellen me një seri prej 12:0, duke shkuar në pushim me shifrat 45:41.

E kundërta ndodhi në periodën e tretë, ku basketbollistët prizrenas me një seri prej 0:13, kaluan në epërsi 45:54, ndërsa Gëzim Morina shënoi pikët e para  për kampionët pas pesë minutash lojë. Kjo pjesë ishte vendimtare, pasi përfundoi 9:26, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:67. Në dhjetë minutat e fundit, prizrenasit menaxhuan lojën dhe ruajtën epërsinë deri në fund, duke triumfuar 82:91.


Te Golden Eagle Ylli u dalluan Henrik Sirko me 11 pikë, dhjetë kërcime e nëntë asistime, kurse te Prizreni 16 më i miri ishte Darell Davis me 24 pikë e nëntë kërcime.

Golden Eagle Ylli ka 18 fitore e gjashtë humbje, ndërsa Prizreni 16 ka 14 fitore e 10 humbje.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë