Golden Eagle Ylli mboshtë ’Minatorët’

27.01.2019

Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitore të rëndësishme si mysafir i Trepçës (81-75), në kuadër të javës së 16-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Skuadra nga Suhareka e nisi më mirë takimin duke i shënuar tetë pikë më shumë se vendasit në çerekun e parë (10:18). Mirëpo, ‘Minatorët’ u rikthyen në fraksionin e dytë […]

Golden Eagle Ylli mboshtë ’Minatorët’

Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitore të rëndësishme si mysafir i Trepçës (81-75), në kuadër të javës së 16-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra nga Suhareka e nisi më mirë takimin duke i shënuar tetë pikë më shumë se vendasit në çerekun e parë (10:18).

Mirëpo, ‘Minatorët’ u rikthyen në fraksionin e dytë për t’i shënuar dhjetë pikë më shumë (27:17) dhe shkuan në pushim me epërsi të lehtë.

Golden Eagle Ylli e ka shfrytëzuar gabimin e Rahovecit dhe tash qëndron në vend të dytë në tabelë me një pikë më shumë.

Etiketat

Ofertat e fundit