Golden Eagle Ylli “bombardon” Borean

13.04.2019

Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ka bombarduar AFK Borean duke e mundur me rezultat të dyfishtë. Diferenca tejet e madhe në rezultat, ka vulosur definitivisht Yllin në vendin e dytë. Takimi ka përfunduar me rezultatin AFK Borea 72- 143 Golden Eagle Ylli. Kjo ishte ndeshja e fundit e pjeses së rregullt te Superligës […]

Golden Eagle Ylli “bombardon” Borean Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ka bombarduar AFK Borean duke e mundur me rezultat të dyfishtë.

Diferenca tejet e madhe në rezultat, ka vulosur definitivisht Yllin në vendin e dytë. Takimi ka përfunduar me rezultatin AFK Borea 72- 143 Golden Eagle Ylli.

Kjo ishte ndeshja e fundit e pjeses së rregullt te Superligës së Kosovës në Basketboll, që e vendos Yllin në vendin e dytë me 20 fitore dhe 8 humbje, njëherit kjo është renditja më e lartë në tabelë që nga paslufta.

Në playoff Ylli do të takohet me fituesin e ndeshjes në mes të Rahovecit dhe vendit të 6 në tabelë.