Futbollisti i Spanjës: Kosova na bëri të vuajmë
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në duel me Spanjën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e Grupit B kualifikues për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, me rezultat 0:2. Dardanët patën paraqitje shumë të mirë përballë superfuqisë së futbollit evropian, por nuk i shfrytëzuan rastet e pastra për gol. Në pjesën e dytë Dardanët patën paraqitje […]
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në duel me Spanjën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e Grupit B kualifikues për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, me rezultat 0:2.
Dardanët patën paraqitje shumë të mirë përballë superfuqisë së futbollit evropian, por nuk i shfrytëzuan rastet e pastra për gol.
Në pjesën e dytë Dardanët patën paraqitje të mirë dhe arritën të krijojnë raste para portës spanjolle. Mundësi të mirë lëshoi Milot Rashica, në minutën e 48-të si dhe Vedat Muriqi në minutën e 53-të, kur doli i vetëm para portierit, por gjuajtja e tij përfundoi përskaj shtyllës. Një rast të mirë e pati edhe Zymer Bytyqi por Unai Simon arriti ta devijojë topin në këndore.
Pavarësisht se Kosova humbi nga Spanja, tregoi një nga ndeshjet më të bukura së fundmi.
Golat për Spanjën i realizuan Fornals dhe Ferran Torres. Pas ndeshjes, Fornals tha se Kosova na bëri të vuajmë mjaft.
“Ishte vërtet vështirë. Na bënë të vuajmë mjaft. Arrita të shënojë, pastaj fituam qetësinë”, tha Fornals pas ndeshjes.