FFK njofton për afatin kalimtar
- 08.01.2019

Përmes një postimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) bëri të ditur se afati kalimtar dimëror për ekipet e Superligës dhe Ligës së Parë përfundon me 31 Janar 2019.
Megjithatë, për ekipet e Ligës së Dytë, Ligës së Femrave dhe grupmoshat e reja, ky afat kalimtar përfundon me 28 Shkurt 2019.
Skuadrat e Superligës dhe të Ligës së Parë veçse kanë nisur të prezantojnë përforcimet e reja në skuadër, ndërsa tash u mbetet t’i paraqesin në FFK për tu zyrtarizuar plotësisht.