Fenerbahçe refuzon 28 milionë eurot e Burnleyt për Vedat Muriqin

29.01.2020

Burnley ka hyrë në garë për transferimin e sulmuesit kosovar, për të cilin i ofron 28 milionë euro. Muriqin e duan edhe dy klubet tjera angleze, Tottenhami e Manchester Unitedi. Burnley e ka bërë një ofertë prej 28 milionë eurosh për Vedat Muriqin. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi turk, “Milliyet”. Megjithatë, duket se […]

Fenerbahçe refuzon 28 milionë eurot e Burnleyt për Vedat Muriqin

Burnley ka hyrë në garë për transferimin e sulmuesit kosovar, për të cilin i ofron 28 milionë euro. Muriqin e duan edhe dy klubet tjera angleze, Tottenhami e Manchester Unitedi.

Burnley e ka bërë një ofertë prej 28 milionë eurosh për Vedat Muriqin.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi turk, “Milliyet”.

Megjithatë, duket se Fenerbahçe nuk është e interesuar ta shesë sulmuesin kosovar në afatin kalimtar të janarit pasi po e synon titullin e kampionit në Turqi.

“Fenerbahçe ka refuzuar edhe ofertën rekorde prej 28 milionë eurosh nga Burnley për Vedat Muriqin. Te Fenerbahçe janë të vendosur për ta mbajtur sulmuesin deri në fund të këtij edicioni, pasi janë të bindur se me Muriqin në përbërje mund ta fitojnë titullin e kampionit”, ka shkruar “Milliyet”.

Muriqi po shkëlqen këtë sezon në fanellën e Fenerbahçes, me të cilën i ka realizuar 13 gola dhe i ka dhuruar 5 asistime në 20 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet.

Muriqi sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën në Fenerbahçe deri në verën që vjen, ndërsa më pas mund të transferohet në Premierligë. 

Etiketat