Fenerbahce dorëzohet, ulë çmimin e Vedat Muriqit

23.04.2020

Vedat Muriqi mund të largohet nga Fenerbahce për 15 milionë euro. Mediet në Turqi raportojnë se Fenerbache do të konsideronte shitjen e sulmuesit nga Kosova edhe për 15 milionë euro, shkaku i krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Çmimet e lojtarëve gjithandej nëpër Evropë kanë pësuar rënie pas ndërprerjes së futbollit. Po ashtu, edhe klubet nuk…

Fenerbahce dorëzohet, ulë çmimin e Vedat Muriqit Foto: Vedat Muriqi (Serhat Cagdas/Anadolu Agency via Getty Images)

Vedat Muriqi mund të largohet nga Fenerbahce për 15 milionë euro.

Mediet në Turqi raportojnë se Fenerbache do të konsideronte shitjen e sulmuesit nga Kosova edhe për 15 milionë euro, shkaku i krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Çmimet e lojtarëve gjithandej nëpër Evropë kanë pësuar rënie pas ndërprerjes së futbollit.

Po ashtu, edhe klubet nuk qëndrojnë mirë në aspektin financiar, duke pësuar humbje të mëdha.

Me këtë situatë, Fenerbahce e sheh të domosdoshme shitjen prej 15 milionë euro të yllit nga Kosova, që po kërkohet nga Lazio dhe Tottenham.

Etiketat

Ofertat e fundit