Çlirim Gashi
01.04.2019, 21:20

”Është e vështirë që Ronaldo të luajë ndaj Ajaxit”

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka deklaruar se është i vështirë rikthimi i Cristiano Ronaldos, por duhet te jenë optimist.

Juventusi nesër(e martë) e zhvillon ndeshjen e radhës në Serie A ndaj Cagliarit. Edhe në këtë ndeshje u konfirmua mungesa e Ronaldos, por Allegri tha se edhe ndaj Ajaxit do të jetë e vështirë që rikthehet.

“Cristiano po punon për t’u rikthyer, ne shpresojmë ta kemi të gatshëm për Ajax, por do të jetë e vështirë,” tha fillimisht Allegri.

“Testimi i sotëm është shumë më i mirë, këmbët janë shumë më të mira, tani do të varet nga një ekzaminim klinik dhe simptomat e lojtarit. Ka akoma nëntë ditë deri te ndeshja ndaj Ajaxit, kështu që ende kemi kohë për të vlerësuar gjërat së bashku. Ai po bën gjëra që mund të bëjë tani, është normale që ju duhet të jeni të kujdesshëm në çdo gjë dhe të vlerësoni situatën’’ ka deklaruar trajneri i Juventusit.

Kujtojmë që Cristiano Ronaldo pësoi një lëndim gjatë ndeshjes kualifikuese për “Euro 2020” ndaj Serbisë.

Ndryshe, ndeshja e parë çerekfinale mes Ajaxit dhe Juventusit do të zhvillohet më 10 prill.