Edinson Cavani i thotë “lamtumirë” PSG-së, kjo pritet të jetë skuadra e tij e re

29.01.2020

Ylli i kombëtares së Uruguait, Edinson Cavani pritet që t’i thotë lamtumirë klubit francez, Paris Saint-Germain (PSG) përpara largimit të tij. Edinson Cavani do të largohet nga kryeqyteti i Francës pas disa vitesh kontribut në skuadër. Mosparaqitja e tij në katër ndeshjet e tyre të fundit ka bërë që Cavani të distancohet nga klubi. Prandaj […]

Edinson Cavani i thotë “lamtumirë” PSG-së, kjo pritet të jetë skuadra e tij e re Foto: Edinson Cavani (Baptiste Fernandez/Icon Sport via Getty Images)

Ylli i kombëtares së Uruguait, Edinson Cavani pritet që t’i thotë lamtumirë klubit francez, Paris Saint-Germain (PSG) përpara largimit të tij.

Edinson Cavani do të largohet nga kryeqyteti i Francës pas disa vitesh kontribut në skuadër.

Mosparaqitja e tij në katër ndeshjet e tyre të fundit ka bërë që Cavani të distancohet nga klubi.

Prandaj skuadra e tij e re pritet të jetë Atletico Madrid, por ende një marrëveshje e tillë nuk ka përfunduar me dy skuadrat që po përpjeken të arrijnë një marrëveshje mbi tarifën e tij të transferimit