Edhe një klub italian vihet pas sulmuesit prizrenas, Vedat Muriqit

11.02.2020

Anglia nuk është më destinacioni i vetëm i mundshëm për transferimin e Vedat Muriqit. Lajmet e fundit vijnë nga Italia, konkretisht Lazio. Është drejtori sportiv i Lacios, shqiptari Igli Tare që dëshiron të vazhdojë transferimin e futbollistëve shqiptarë në skuadrën e tij. Sipas mediumit turk, Lazio synon ta transferojë Muriqin në verë dhe bashkë me […]

Edhe një klub italian vihet pas sulmuesit prizrenas, Vedat Muriqit

Anglia nuk është më destinacioni i vetëm i mundshëm për transferimin e Vedat Muriqit.

Lajmet e fundit vijnë nga Italia, konkretisht Lazio.

Është drejtori sportiv i Lacios, shqiptari Igli Tare që dëshiron të vazhdojë transferimin e futbollistëve shqiptarë në skuadrën e tij.

Sipas mediumit turk, Lazio synon ta transferojë Muriqin në verë dhe bashkë me të synojë suksesin në Ligën e Kampionëve.

Lazio ndodhet e treta në Serie A, me vetëm një pikë larg liderit, Inter, dhe gjasat e mëdha të tyre janë të luajnë në ‘Champions’ sezonin e ardhshëm.

Vlera e kartonit të Muriqit është 35 milionë euro, dhe nuk dihet nëse klubi Italian ka kapacitet për të paguar këtë shumë.

Etiketat