Eden Hazard kërkon të rikthehet te Chelsea

24.05.2021

Ishte larguar nga Chelsea për një të ardhme më të mirë në Real Madrid, por si duket Eden Hazardit nuk i doli parashikimi i tij si duhet. Lëndimet e shumta kanë bërë që Hazardi të debutojë në shumë pak ndeshje me Realin. Ndërsa mediat e huaja po raportojnë se Eden Hazard po kërkon që të […]

Eden Hazard kërkon të rikthehet te Chelsea Foto: Ilustrim

Ishte larguar nga Chelsea për një të ardhme më të mirë në Real Madrid, por si duket Eden Hazardit nuk i doli parashikimi i tij si duhet.

Lëndimet e shumta kanë bërë që Hazardi të debutojë në shumë pak ndeshje me Realin.

Ndërsa mediat e huaja po raportojnë se Eden Hazard po kërkon që të rikthehet te Chelsea nga Real Madridi.

Kështu të paktën po pretendon “El Chiringuito”.

Sulmuesi belg ka përfunduar edhe sezonin e dytë në Spanjë, por në asnjërë sezon ai nuk gjeti hapsirë që të tregojë talentin e tij.

Kështu belgu dëshiron që të provojë veten edhe njëherë në klubin anglez, Chelsea në “Stamford Bridge”, për tu përpjekur që t’i dhurojë një gjallëri karrierisë së tij.

Kujtojmë se sulmuesi belg, Eden Hazard ishte transferuar në Real Madrid në vitin 2019 për 103.5 milionë funte.